Klubi futbollistik FC Drita njofton se nga sot (e shtunë), më 27 korrik, fillon shitja fizike e biletave për ndeshjen e rundit të dytë të UEFA Champions League, ku klubi jonë përballet me FC Copenhagen.
Biletat mund të blihen që nga ora 18:00 para Teatrit të Qytetit në Gjilan, ndërsa në ditën e ndeshjes, do të jenë në dispozicion edhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përmes tri pikave zyrtare të shitjes.
Çmimet e biletave janë si vijon:
•Tribuna Veri – 3 €
•Tribuna Lindje – 5 €
•Tribuna Perëndim – 10 €
•VIP – 20 € (përfshirë katering “all inclusive”)
Ftojmë të gjithë tifozët që ta mbështesin klubin tonë në këtë përballje të rëndësishme evropiane dhe të sigurojnë biletat e tyre me kohë. Prania dhe përkrahja juaj janë forca jonë!