Mbrëmë sheshi i qytetit u mbush me qytetarë të moshave të ndryshme të cilët patën mundësinë të shijojnë koncertin e mbajtur në kuadër të “Kamenica Summer Fest”.
Pjesëmarrësit duartrokitën performancat e grupit NRG Band të cilët me hitet e tyre sollën energji në shesh. Poashtu atmosfera u ndez edhe nën ritmin e muzikës elektronike të DJ First.
Edhe sonte sheshi do të ndizet nga muzika e këngëtarëve Sabri Fejzullahu dhe Adelina Ismjali. Mos e humbisni këtë aktivitet.