Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë, ka njoftuar se po vazhdojnë pritjet e gjata në disa prej pikave kufitare në hyrje të Kosovës.
Kolonat më të gjata janë te Dheu i Bardhë – deri në katër orë dhe në Muçibabë, deri në 40 minuta, transmeton albinfo.ch.
Deri në 20 minuta janë regjistruar pritjet në Bërnjak teksa në pikat e tjera pritjet janë nga 10 deri në 15 minuta.