DRITË DO TË KETË
Fjalimi im i plotë në seancën e sontme.
“Çka t’i themi Avni Deharit?’ Ishte pyetja që deputeti Kurti na shtronte neve, liderëve të partive politike, në takimin e thirrur nga ai, javë më parë, menjëherë pas dhënies së afatit 30-ditor nga Gjykata Kushtetuese. “Çka t’i themi Avni Deharit, për të mos bërë atë që po bën?” – na u tha në fillim të takimit.
Dhe në këtë pyetje të tij, që duket se e besuan nga frika e mendimit të lirë dhe dëshira për nënshtrim vetëm dy përfaqësues partish, në i thënçin ashtu, gjendej i gjithë thelbi i kaosit tonë politik.
Dhe natyrisht, një dhomë e tërë përfaqësuesish të tjerëtë habitur.
E para, sepse Avni Deharit s’duhej t’i thuhej asgjë. Ai ishte aty thjesht për të ekzekutuar një vendim standard të Kryesisë, të shndërruar më vonë në aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese. Pra, ishte pastër një figurë ceremoniale, pa diskrecion vendimmarrjeje. Ishte më i moshuari mes të barabartëve – prandaj i ishte besuar leximi. Pra, “lexo”, duhej thënë dhe asgjë më shumë se kaq. Lexo Avni!
Dhe e dyta, sepse në këtë pyetje qëndronte edhe shtirja e një njeriu që duhej të sillej si fitues por para së gjithash si nikoqir takimi ai duhej të ishte edhe i vërtetëme ne. Por ai nuk mund të sillej si i tillë, sepse nuk ishte i vertëtë. Popullorçe i thonë: sillej si mashtrues.
Tani çështja është: si të gjesh zgjidhje me një të tillë, kur një vend i tërë ka sytë nga ti? Si, sillesh mes dikujt që të shikon drejt në sy dhe të mashtron. Dhe,sado që mundohesh, sado që përpiqesh, sado qëprovon të rezonosh qetë në një ambient të mbushur me helm plot dhe me politikë pa bosht mendimi;
– sado që provon të gjesh veten mes koncensusit te nevojshëm edhe me dy parti me shumë kryetarë por të gjithë pa krye mendimi vetëm me krye pohimi; edhe kur thuhet “çka ti themi Avniut”;
– sado që mund të gjesh veten mes britmave patriotiketë beretës së kuqe me rrënjë nga Greqia që u mban ligjërata atdhedashurie rezistuesve paqësore e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare;
– sado që mund të kërkosh durimin e heshtjes mes mendimeve të kafehoneve nga pro-e-sorë, pa “F” nga Parisi, e filozofëve të përsëritur nëpër klasanga Ferizaji;
– sado që provon të dëgjosh me durim kontabilistët-financierë që interpretojnë me plot vetëbesim sisteme komplekse juridike;
Pra, sado që mundoheshe të sillesh normal e i përgjegjshëm mes mediokritetit të thellë politik që ka kapluar politikën tonë – çështja e vetme që mbetetështë se: çfarë duhet t’i themi deputetit Albin Kurti?
Njeriut që ka plot 48 deputetë – dhe refuzon të bëjë një shumicë! Njeriut që i kishte dhe 40 emra të tjerë për të bërë zgjidhje, por vazhdoj për 54 herë rresht të insistojë në imponim, kokëfortësi dhe përmbysje të rendit kushtetues.
Çfarë t’i themi pra njeriut që i ka sjellë vendit të vetmasa e sanksione, që ka refuzuar të njeh rendin kushtetues në Republikë; që ka shkaktuar ndarje e përçarje; që ka krijuar vazhdimisht izolim e frikë; që ka nxitur, inxhinieruar e mbrojtur afera korruptive nëenergjetikë, shëndetësi e deri tek subvencionet për kulture e rini. Çka duhet t’i themi njeriut që me inspekcione trashëgimie mbytë projektet e Kryeqytetit të tij? Çka t’i themi njeriut që nuk ka arritur për 5 vjet me plot pushtet, të përmbyllë një autoudhë apo edhe një projekt që lë një shenjë?
Çka t’i themi, ne, kjo gjeneratë e re politike, Albin Kurtit, njeriut që sot identifikohet me gjithëmediokritetin politik në vend? Të ja shtrijmë kokën? Të plotësojmë pritjet e tij se populli i ka borxh pushtet atij? Për aq sa është ai në karrige, siç e thotë vet madje edhe si dy e gjysë, një e gjysë apo vetëm si gjysë, gjithçka është OK?
Unë këtë nuk e kam ndërmend. LDK këtë nuk e ka ndërmend. Unë këtë e kam shumë të qartë. LDK këtë e ka shumëtë qartë.
Fillimisht, Albin Kurtit duhet t’i thuhet: respekto vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që të garanton qartë jo vetëm të drejtën, por edhe përgjegjësinë për të ndërtuar shumicën. Me të drejtën, të vjen edhe përgjegjësia. Albin Kurtit duhet t’i thuhet: respekto aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, që kërkon qartësisht që zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të bëhet sipas praktikave të mëparshme – dhe se çdo ndryshim praktike kërkon konsensus. I thonë mocion procedural, jo imponim pleqnie!
Albin Kurtit duhet t’i thuhet: respekto vendimin e prerë të Gjykatës Supreme, që të ndalon ty dhe ministrat e tu të jeni njëkohësisht deputetë dhe anëtarë të qeverisë. Je uzurpator i institucioneve të shtetit me vendim Gjykate, dhe qëndron aty vetëm sepse ky vend ende s’ka ndërtuar as prokurori e as polici që ta ndalë një sjellje të tillë!
Albin Kurtit duhet t’i thuhet: respekto Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe të gjitha ftesat e marra për kurdisje tenderësh në energjetikë. Ky vend është i lodhur nga politikanë që s’respektojnë as ligjin, as shtetin, as prokurorët. Ne ëndërrojmë për një shtet evropian dhe politikanë shembull për qytetarët tanë.
Albin Kurtit duhet t’i thuhet: ndalo së dënuari me bllokadë komunat e Kosovës, qytetet e qytetarëve tanë – vetëm pse nuk janë të tuat. Nuk i ke këto komuna. Nuk do t’i kesh! Por një prijës i mirë është bashkëpunues, jo idhnak – sepse qytetarët e vendit të tij, popullin e tij, e sheh si një; e sheh si popull të tij.
Albin Kurtit duhet t’i thuhet: filozofia e urrejtjes, gjuha e përplasjes dhe politika e imponimit duhet të përfundojnë.
Këtë politikë nuk duhet ta shpërblejmë.
Këtë politikë duhet ta zhbëjmë.
Prandaj, të dashur qytetarë, kam refuzuar bashkëpunimin me të. Sepse në këtë përpjekje tonën politike, ka diçka më të shenjtë, ka diçka më me vlerëse pozitat tona individuale: i thonë përgjegjësi.
Përgjegjësi për të mos validuar një politikan që nuk respekton Gjykatën Kushtetuese, që nuk respekton Gjykatën Supreme, që nuk respekton ligjin – pra që nuk e respekton vetë shtetin!
Nuk e respekton Republikën e Kosovës – vendin ku po plakemi ne dhe po i rrisim fëmijët tanë. Ky vend, ligjet e tij, Kushtetuta dhe Gjykatat e tij, duhet të respektohen siç respektohen ato në shtetin ku Albin Kurti po rritë familjen e tij.
Dhe ky është dallimi ynë.
Ne e ëndërrojmë Kosovën. Ai e përdorë Kosovën.
Është një dallim i madh dhe i thellë. Është dallimi mes shtetarit dhe anarkikut, mes popullizmit dhe demokracisë, mes ndarjes dhe unitetit, mes urrejtjes dhe vizionit për zgjidhje.
Unë besoj se në politikë jemi të gjithë kalimtarë. Lëmë shenja aty-këtu. Por e them me bindje se refuzimi për të bashkëpunuar me politikën që Albin Kurti sot përfaqëson është një nga vendimet më kombëtare që kemi marrë ne si LDK.
Sepse është përgjegjësi e jona të emancipojmë skenën politike me veprimet tona. Kosova nuk e njeh gjuhën e urrejtjes. Nuk guxon ta normalizojë politikën e propagandës dhe mediokritetit si triumf. Afërsia me ta, në këtë gjendje, është legjitimim i kësaj politike. Është dorëzim para së keqes.
Prandaj, u duhet reformë – dhe reformë e thellë – përpara çdo bashkëpunimi me ne.
Dhe duhet thënë se për këtë gjendje, duhet të mbajmë përgjegjësi vet. Janë politikat tona të gabuara në të shkuarën, që kanë sjellur popullizmin e mediokritetin sot si vlerë.
Dhe rruga përpara nuk do të jetë e lehtë. Gjatë ecjes së saj e në mes të saj, do të ballafaqohemi me popullizëme mediokritet; të ‘pro-E-sorëve’, ‘përsëritësve të klasave’ e ‘britmave të beretës Serbi’. Por ato do tëjenë aty. Mbi të gjitha, do të ballafaqohemi me testim të demokracisë, edhe atëherë kur një fitues nuk respekton shtetin e vet. Atëherë do pyesim veten se si të sillemi ne?
Të heqim dorë nga vetja dhe gjithçka që kemi besuar në demokraci? Ta bëjmë Republikën arenë të përplasjeve të projektuara në kokën e një njeriut që në mes të krizës të pyet: “Çfarë t’i themi Avni Deharit të shkretë?”
Unë besoj, se në gjithë këtë rrugëtim, duhet të kërkojmë dhe ndriçojmë vetëm të vërtetën. Dhe mbi të gjitha, duhet të kërkojmë veten. Sepse popullistët nuk fitojnë kur janë shumë – por kur ne të tjerët bëhemi si ata.
Atëherë vdes rezistenca demokratike, përmbyset rendi kushtetues, dhe Republika e Kosovës kthehet në një projekt të dështuar – që duket se ka qenë gjithmonë misioni i tij.
Sot përmbyllim afatin 30-ditor. Me keqardhje për vendin. Me keqardhje për shtetin. Dhe mbi të gjitha, me keqardhje për nevojat e popullit tonë.
Qytetarët e panë: ky mund t’i ketë edhe 48 deputetë, por nuk vlen!
Herën tjetër – dhe ajo herë po afrohet – pas zgjedhjeve lokale, para kutive të votimit, pyetni veten: çfarë do t’u themi fëmijëve tanë, kur një shoqëri dikur moderne, një shtet dikur ëndërrimtar, një vend i ndërtuar me mundin e një gjenerate të artë, u bë pre e popullizmit dhe mediokritetit?
Në atë moment, do t’i japim përgjigjen që meriton Albin Kurti dhe kjo politikë e tij pa kry.
Dhe atëherë, vetëm atëherë, dritë do të keté në këtë Republikë.