Pikërisht në lagjen e rezistencës “Dardania”, sonte ishte nata e kthesës për fitoren e madhe për Gjilanin në krye me Arbër Ismajlin.
Bashkë me liderin e LDK-së dhe mikun tim, Lumir Abdixhiku, me veprimtarë e themelues, të rinj e të reja e gra e burra, sonte realizuam takimin e parë të bashkëbisedemit, për ta prezantuar edhe zyrtarisht Arbërin, i cili është besë dhe shpresë për Gjilanin, për qytetarin për
familjen gjilanase, për qytetin e fshatin.
Prej sonte, numërojmë ditët kur Gjilanit do t’i kthehet nami i një kryeqendre politike, ekonomike, të arsimit, sportit, kulturës e sigurisë.
Bashkë e unik, për fitoren e madhe të Arbërit e LDK-së më 12 tetor. Faleminderit për krejt dashninë!