Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit ka njoftuar se aktivitetet e planifikuara për sot, më 4 gusht 2025, do të shtyhen për një datë tjetër, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
Organizatorët bëjnë të ditur se vendimi është marrë për të garantuar sigurinë dhe komoditetin e pjesëmarrësve, si dhe për të ruajtur cilësinë e ngjarjeve të parapara.
Data e re e mbajtjes së aktiviteteve do të komunikohet me kohë përmes kanaleve zyrtare të Drejtorisë.
Nga Drejtoria falënderojnë qytetarët për mirëkuptimin dhe theksojnë se do të vazhdojnë të angazhohen për promovimin e aktiviteteve që nxisin pjesëmarrjen e të rinjve dhe zhvillimin kulturor të qytetit.