Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A. Gjilan, në mbështetje të nenit 21 të Ligjit nr.
03/L-087 për Ndërrmarrje Publike, dhe nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërrmarrje Publike, Kodit të Etikës për Ndërmarrje Publike dhe Qeverisjes Korporative, nenit 20, paragrafi 5 të Statutit të KRU “Hidromorava” Sh.A, dhe të Rregullores mbi Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në KRU “Hidromorava” Sh.A., shpall këtë:
KONKURS PUBLIK
Për plotësimin e pozitës:
Titulli i pozitës: Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit
I përgjigjet: Kryeshefit Ekzekutiv dhe Bordit të Drejtorëve
i ekzekutuesve: një /1/
Paga: 1,116.00 € bruto
Orari i plotë: 40 orë në javë
Vendi i Punës: Gjilan
Kohëzgjatja e kontratës (Mandati): 3 vite, me mundësi vazhdimi.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Përgjigjet për të gjitha veprimet financiare të Kompanisë;
Udhëheqë dhe këshillon gjithë personelin vartës për të siguruar rezultate të mira;
Menaxhon çështjet financiare të Kompanisë, nën drejtimin dhe mbikëqyerjen e KE-së dhe Komisionit të Auditimit në përputhmëri me legjislacionin në fuqi;
Bënë mirëmbajtja e llogarisë së ndërmarrjes të azhuruar dhe të saktë;
Bënë udhëhqejen e të gjitha kontrolletve të brendshme financiare, duke përfshirë blerjet, pranimet e parave të gatshme dhe pasuritë themelore;
Monitoron llogaritë e pagueshme dhe koordinon pagesën e faturave dhe blerjet speciale;
Rishikon shpenzimet e të punësuave për të siguruar pajtueshmëri me politikat e Kompanisë dhe buxhetin para pagesës së tyre;
Përgatitë të dhënat e Kompanisë për auditim në fund të vitit;