Skuadra e Dritës ka pësuar humbje në përballjen e parë ndaj Steauas, me rezultat 3:2.
Djelmoshat e Zekirija Ramadanit e nisën ndeshjen shkëlqyeshëm, duke kaluar në epërsi 0:2, por në pjesën e dytë skuadra rumune reagoi fuqishëm dhe përmbysi rezultatin në favorin e saj.
Drita do të kërkojë ta përmbysë gjithçka në ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.