Me moton “Sistemi i drejtësisë po vret!”, qytetarët e Gjilanit ftohen të bashkohen në një protestë.
Protesta do të mbahet të premten, nga ora 19:00, përpara Gjykatës Themelore në Gjilan, duke i dhënë zë pakënaqësisë qytetare dhe kërkesës për drejtësi të vërtetë.
Komunikata e plotë nga Qendra Sociale ‘Përpjekja’:
THIRRJE PËR PROTESTË!
Sistemi i drejtësisë po vret!
I ftojmë gjithë qytetarët që të premten, nga ora 19:00, të marrin pjesë në protestën popullore kundër sistemit të kalbur të drejtësisë, i cili po prodhon padrejtësi kudo!
Protesta mbahet te objekti i Gjykatës Themelore në Gjilan.