Veç një nxënës është paraqitur për regjistrim në një paralele të ndarë të Gjimnazit në Zhegër të Gjilanit. Një prej arsyeve pse s’ka pasur të interesuar janë edhe kushtet e këqija të shkollës. Nëse mbetet me vetëm një nxënës atëherë kjo paralele do të mbyllet.
Në një shkollë në shtator mund të shkojë vetëm një nxënës i ri në rast se nuk aplikon ndonjë tjetër në afatin e gushtit.
Kjo për shkak se në paralelen e ndarë të gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan, për afatin e parë i ka dorëzuar dokumentet për regjistrim vetëm një nxënës.
Këtë e konfirmon edhe drejtori i gjimnazit “Zenel Hajdini”, Sami Hoxha.
Ai tregon arsyet e mundshme pse nxënësit nuk kanë aplikuar në këto paralele të ndara të gjimnazit, ani pse ai thotë se ato janë krijuar për të mirën e nxënësve.
Hoxha tregon se kushtet teknike në këtë paralele të ndarë nuk janë aq të mira.
Drejtori i shkollës tregon se në rast se nuk paraqitet ndonjë nxënës i ri, kjo paralele e ndarë do të bartet në Gjilan. Sipas teje në gjithë shkollën është zvogëluar numri i nxënësve.
Sipas drejtuesve të shkollës prindërit e nxënësve kanë thënë se nuk duan t’i dërgojnë fëmijët e tyre për t’u shkolluar në fshat.