Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Bulevardit të Qytetit, një projekt madhor me vlerë 18 milionë euro.
Sipas Hysenit, ky investim është projekti më i madh ndonjëherë në historinë e Gjilanit dhe pritet të sjellë ndryshime të mëdha në infrastrukturën urbane, duke e kthyer bulevardin në një pikë moderne e funksionale për qytetarët.
“U nënshkrua kontrata për Bulevardin e Qytetit – projekti më i madh në historinë e Gjilanit! ✅”, ka shkruar Hyseni, duke theksuar se ky është një hap vendimtar drejt zhvillimit të qytetit.