Është arrestuar pronari i kompanisë në të cilën një 23-vjeçar gjatë ditës së djeshme teksa ishte duke punuar ra në kontakt me energjinë elektrike me ç’rast ishte alivanosur dhe u dërgua për tretman mjekësor në QKUK.
Fillimisht viktimës ndihma mjekësor i ishte dhënë në Qendrën Emergjente të Gjilanit.
Njoftimi i plotë:
Rr. Metush Krasniqi, Gjilan 18.08.2025 – 12:00. Viktima mashkull kosovar, punëtor i një kompanie deri sa kishte qenë duke punuar në një objekt te kompanisë kishte ardhur në kontakt fizik me rrymën dhe ishte alivanosur. Ndihma mjekësore i është dhënë në Qendrën Emergjente Gjilan dhe më pas është transferuar në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i kompanisë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.