Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni, ka vazhduar vizitat e tij në drejtoritë rajonale të ATK-së, duke u ndalur këtë herë në Gjilan dhe Ferizaj. Gjatë këtyre vizitave, ai u takua nga afër me stafin dhe u njoh me angazhimet dhe sfidat e tyre të përditshme.
Z. Hyseni theksoi rëndësinë e komunikimit të hapur dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet stafit dhe udhëheqjes, duke nënvizuar se qëllimi i tij është krijimi i një administrate më efikase, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.
ATK mbetet e përkushtuar që, përmes qasjes së re dhe mbështetjes së stafit në terren, të ndërtojë një administratë moderne, me në qendër edukimin dhe besimin e tatimpaguesve.