Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka publikuar fotografi së bashku me pjesëtarët e shtabit të partisë në kuadër të fushatës zgjedhore.
Haziri thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit për qytetin: “Gjilani përtej dallimeve, me dashni. Jemi bashkë. Jemi Lidhja Demokratike. Jemi ata që e duam komunën tonë.”
Sipas Hazirit, lista e LDK-së me Arbërin si kandidat kryesor përbëhet nga persona me integritet të lartë moral dhe dinjitet njerëzor, të cilët përfaqësojnë qytetarët e Gjilanit në mënyrën më të mirë.
Ai gjithashtu shprehu krenarinë për përkushtimin dhe angazhimin e të gjithë pjesëtarëve të shtabit: “Krenar me besimin, përkushtimin e angazhimin. Gjilani përtej dallimeve, me dashni.”