Policia e Kosovës në Gjilan ka ndërmarrë një sërë veprimesh operative dhe hetimore gjatë javës së fundit, që kanë rezultuar me identifikimin dhe ndalimin e disa personave të dyshuar.
Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar: katër pistoleta me 29 fishekë, tetë raste të posedimit të paautorizuar të substancave narkotike, dy raste të posedimit të armëve të ftohta (thika) dhe një shufër metalike.
Policia njofton se këto veprime janë pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke synuar parandalimin e veprave penale dhe garantimin e qetësisë për qytetarët.
“Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajon të gjithë që të vazhdojnë të raportojnë çdo veprimtari të dyshimtë përmes nurmave kontaktues 192, info@kosovopolice.com apo Stacionin me të afërt të policies.”