Mrika Krasniqi-Shala, ekonomiste e diplomuar dhe aktiviste e njohur në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, është një nga kandidatet për Asamblenë Komunale në Gjilan nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ajo beson fuqishëm se një ekonomi lokale e fortë është themeli për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Statusi i plotë:
Unë, Mrika Shala Krasniqi, kandidate për Asamblenë Komunale në listën e PDK-së, besoj se fuqizimi i ekonomisë lokale është çelësi për një jetë më të mirë për qytetarët tanë.
– Mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme për vajzat dhe grat të cilët dëshirojnë të mirën me biznes Individual apo familjarë.
– Krijim të mundësive të reja për punësim,për të rinjët e qytetit tonë dhe ndaljën e emigrimit të rinjeve.
– Investime në lagje dhe fshatra për zhvillim të barabartë
– Projekte që u japin gjallëri kulturës, bujqësisë dhe turizmit lokal
Vota juaj për mua është votë për zhvillim, punësim dhe dinjitet!
#ZhvillimiEkonomikLokal #Gjilani #PDK
#RiadRashitiperKryetar
#MrikaKrasniqiShala6
#Naduheshedheti