Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me kandidatët për Asamble Komunale – Shpend Nuhiu, Laurant Shabani, Albulena Hajdari dhe Kushtrim Ibrahimi – e kanë nisur mëngjesin e sotëm në një takim të përzemërt me qytetarë në një nga kafiteritë e qytetit.
Ky aktivitet është pjesë e angazhimeve të përditshme të ekipit të “+4 me Alban Hysenin”, i cili synon vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët dhe ndërtimin e #GjilanitQëDuaM.