Me rastin e ndarjes nga jeta të atdhetarit Ilmi Ramadani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar me një telegram ngushëllimi, duke vlerësuar kontributin e tij të çmuar në shërbim të çështjes kombëtare.
Telegram ngushëllimi:
Me pikëllim të thellë mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të atdhetarit të shquar, z.Ilmi Ramadani.
Ai ishte një prej veprimtarëve të hershëm të çështjes kombëtare, i rritur dhe i edukuar në familje patriotike me vlera të larta njerëzore.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramadani, bashkëpunëtorëve dhe tërë aktivistëve që u angazhuan ndër dekada për idealin e lirisë.
Shpirti i tij u prehtë në paqe!