Skuadra e Gjilanit ka arritur marrëveshjen me disa futbollistë që u paraqitën në fanellën e kuq e bardhëve në sezonin e kaluar.Ylber Kastrati,Zgjim Mustafa,Salih Kosumi,Fisnik Papuqi,Donat Kaçiu,Kenan Haxhihamza,Ergon Hyseni dhe Edon Sadriu janë futbollistët që do të vazhdojnë të bartin fanellën e Gjilanit edhe në sezonin e ardhshëm.
-Kujtojmë se shtabi teknik po punon intenzivisht për të sjellur përforcime në skuadër ku shumë shpejt do të vijnë dhe zyrtarizimet e tyre.