Ka ndërruar jetë Florim Gagica, punëtor shumëvjeçar i Teatrit të Gjilanit, i njohur për përkushtimin dhe kontributin e tij në skenën kulturore të qytetit.
Më datë 05 shtator 2025, në moshën 55-vjeçare, Florimi ndërroi jetë. I lindur më 18 shkurt 1969 në Gjilan, ai la pas një trashëgimi të çmuar në fushën artistike dhe kulturore të komunitetit.
Familja njofton se për datën dhe orën e varrimit do të informojë me kohë.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, thuhet në njoftimin e familjes, e cila mbetet në pikëllim të thellë: gruaja, vajza, djali, vëllai, nipërit dhe gjithë familja Gagica.