Kandidati për kryetar të Gjilanit, Nazim Gagica, pas shortit të mbajtur nga KQZ ka bërë të ditur se numri rendor 174 do ta përfaqësojë në fletëvotim.
Ai ka theksuar se ky numër është simbol i punës konkrete dhe veprave të mëdha, duke rikujtuar projektet e realizuara që, sipas tij, zhvillojnë qytetin, përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe krijojnë bazën për një të ardhme më të mirë.
Statusi i plotë:
174 – Numri i punës konkrete dhe veprave të mëdha
Rezultatet tona flasin vetë: projekte që zhvillojnë qytetin, përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe hapin rrugë për një të ardhme më të mirë.
#DritëpërGjilan