Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushëllimet e tij më të thella pas ndarjes nga jeta të Florim Gagicës, punëtor i njohur i Teatrit të Gjilanit.
Në telegramin e ngushëllimit, Haziri e përshkruan Gagicën si një profesionist të rrallë dhe mjeshtër të zërit, i cili la gjurmë të pashlyeshme në institucionin kulturor dhe në zemrat e kolegëve e të publikut.
Statusi i plotë:
Me rastin e ndarjes nga jeta të punëtorit të Teatrit, Florim Gagica, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, deputeti i Kuvendit të Republikës, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Gagica.
E nderuar familje Gagica,
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të njeriut të mirë e të dashur, Florim Gagica.
Fuli ishte një profesionist i rrallë i cili punoi me përkushtim të jashtëzakonshëm si mjeshtër zëri për dekada në Teatrin e Gjilanit.
Ai më nuk do të jetë fizikisht mes nesh, por do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në këtë institucion të
kulturës, i cili dha gjithçka nga vetja në shërbim të publikut.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gagica, shokët e kolegët e tij. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen.
Lamtumirë, miku im!