Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur atë pasojë të popullizmit dhe mungesës së ideve.
Ai ka kritikuar vonesat në funksionalizimin e institucioneve për shkak të një pozite të “parëndësishme” partiake, duke theksuar se shteti po humb kohë dhe energji për interesa elektorale. Abdixhiku tha se LDK do të vazhdojë të qëndrojë në anën e shtetit dhe kushtetutshmërisë, duke shtuar se “koha e shkatërruesve të shtetit po mbaron.”