Mujka, që për një kohë të gjatë ka qenë edhe kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, dyshohet se veprën e ka kryer gjatë kohës sa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut.
Hajnia Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për Faruk Mujkën
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për Faruk Mujkën, anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeshefin ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, ka kuptuar VOX Kosova përmes burimeve brenda Prokurorisë Speciale.
Aktakuza tashmë është dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Mujka, që për një kohë të gjatë ka qenë edhe kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, dyshohet se veprën e ka kryer gjatë kohës sa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut.
Mujka në vitin 2021 kishte nënshkruar një vendim, i cili kishte mundësuar futjen në rendin e ditës në seancën e Kuvendit Komunal diskutimin dhe votimin për tjetërsimin e një prone, e cila ishte në qendër të qytetit.
Dy vjet më parë, për të njëjtën çështje, Mujka ishte arrestuar, bashkë me ish-drejtori për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Hysen Muzliukaj.
Faruk Mujka më pas ishte zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”.
Ndërsa, Hysen Muzliukaj ishte zgjedhur këshilltar i Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.