Kryetari Hyseni, i shoqëruar nga zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.
Ai tha se projekti po ecën me ritme të larta dhe shumë shpejt qyteti do të ketë një arenë moderne, të denjë për sportistët dhe tifozët gjilanas.
Statusi i plotë:
Sot, së bashku me zëvendësministren për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Daulina Osmani, vizituam punimet në Stadiumin e Qytetit. ⚽🏟️
Punimet po zhvillohen me një dinamikë të lartë dhe shumë shpejt Gjilani do të ketë stadiumin modern që e meriton. Një hapësirë të denjë për sportin, për lojtarët dhe për tifozët tanë të jashtëzakonshëm.
#vazhdojmëpërGjilanin