Pozita: Formues / Saldues (Pozita 3)
Lokacioni: Metal Group 1967 LLC – Velekincë, Gjilan, Kosovë
Orari i punës: I plotë
Afati për aplikim: 2 javë prej 12.09.2025 deri me date 26.09.2025
Përshkrimi i Pozitës:
Metal Group 1967 LLC, kompani e specializuar në prodhimin e konstruksioneve metalike, shpall konkurs për pozitën Formues / Saldues. Ky rol përfshin kryerjen e punëve te formimit të elementeve metalike sipas vizatimeve teknike.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
• Kryen formimin e elementeve metalike sipas procedurave teknike.
• Formon elemente metalike bazuar në vizatime dhe kërkesa të projektit.
• Respekton politikat dhe standardet e sigurisë dhe cilësisë të kompanisë.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
• Përvojë e mëparshme si formues. (e preferueshme)
• Aftësi për të lexuar vizatime teknike dhe për të punuar sipas specifikimeve të projektit. (e preferueshme)
• Aftësi për punë ekipore, përgjegjësi dhe kujdes ndaj detajeve.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• CV
• Kopje e diplomës ose certifikatave të trajnimit (nëse ka).
Metal Group 1967 LLC ofron kushte të mira pune:
• Pagë konkurruese,
• Shujtë
• Sigurim shëndetësor.
• Te gjitha kushtet tjera konform dispozitave te ligjeve ne Republiken e Kosoves
📧 Mënyra e aplikimit:
Dokumentet duhet të dërgohen përmes emailit në:
info@metalgroup-ks.com
me subjektin: Formues – [Emri Mbiemri]
Apo edhe mund te plotësoni aplikacionet ne formë fizike pran kompanisë Metal Group 1967 LLC ne adresën: rruga Gjilan – Preshevë, Velekincë, Gjilan, Kosovë