Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Afrim Cana, ka pritur në takim një delegacion të lartë nga Luksemburgu të kryesuar nga ambasadori z. Eric Dietz.
Vizita u zhvillua në kuadër të projektit LuxDev KSV/017, me fokus te investimet dhe renovimi i objektit spitalor nr.1, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Spitalit të Gjilanit dhe Qeverisë së Luksemburgut.
Komunikata e plotë:
Kishim nderin dhe kënaqësinë që të presim në takim delegacionin nga Luksemburgu z.Eric Dietz- Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Claude Jentgen – coordinator of programs at the Ministry of Foreign Affairs in Luxembourg, Jessica Spaus – Desk officer for Kosovo, Claude Jentgen – coordinator of programs in Development Cooperation, Giovanni Tordini- Resident Representative of LuxDev In Kosovo.
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan Dr.Afrim Cana theksoj se: Jemi të nderuar që kemi për vizit delegacionin nga Luksemburgu, i nderuar Ambasador z.Eric të nderuar përfaqësues ne jemi shum të lumtur që qeveria e Luksemburgut ka investuar dhe vazhdon të invesotjë në shëndetësin Kosovare e në veqanti në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan përmes projektit LuxDev KSV/017.
Me rastin e fillimit të renovimit të objektit spitalor nr 1 përmes projektit KSV/017, theksoj se me përkushtim të madh i gjithë stafi kemi marrë detyra dhe angazhime për të realizuar planin e riorganizimit dhe zhvendosjes së shërbimeve shëndetësore, nga objekti nr 1 në objektet e tjera përcjellëse spitalore, ku tani më të gjitha shërbimet janë bërë funksionale dhe po ju shërbejmë pacientëve.
Ju garantoj se Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan do të bashkëpunoj me Luxemburg Developement Cooperation Agency dhe të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës, ku synimet tona janë që pacienti përherë të jetë në qendër të vëmendjesë.
Përfaqësuesit e Luksemburgut vizituan repartet e ndryshme dhe panë nga afër investimet e bëra nga projekti i LuxDev KSV/017, ata thanë se do të vazhdojnë bashkëpunimin me Spitalin e Përgjithshëm Gjilan dhe presim që së shpjeti të fillojnë punimet në objektin spitalor nr.1.