Pas tubimit madhështor në shesh, Lëvizja Vetëvendosje ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore në Gjilan, ku kandidati për kryetar të komunës, Alban Hyseni, shpalli synimin për një mandat të dytë.
Nga zyra e Lëvizjes në qytet, përkrah aktivistëve dhe simpatizantëve, Hyseni shpalosi numrin 105 – simbolin e fitores dhe të bashkimit në Vetëvendosje.
“Bashkë me 105, bashkë drejt fitores. Na priftë e mbara”, u shpreh Hyseni në nisje të fushatës.
Vetëvendosje e sheh këtë garë si mundësi për të vazhduar projektet e nisura në mandatin e parë dhe për të konsoliduar fitoren e dytë në Gjilan.