Kandidatja për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga radhët e PDK-së, Mrika Krasniqi Shala, ka theksuar se punësimi i të rinjve dhe grave do të jetë një ndër prioritetet e saj kryesore.
Ajo u shpreh se shumë të rinj të shkolluar e të aftë, si dhe shumë gra me potencial të madh, ende nuk po gjejnë hapësirë në tregun e punës.
Si kuvendare do të angazhohem për mbështetjen e bizneseve lokale, trajnime profesionale dhe politika që hapin vende të reja pune për rininë dhe gratë. E ardhmja e tyre duhet të ndërtohet këtu në Gjilan, jo jashtë vendit,” tha Krasniqi Shala.
Sipas saj, zhvillimi ekonomik dhe fuqizimi i gruas e rinisë janë çelësi i një Gjilani më të qëndrueshëm dhe me shpresë për të ardhmen.