Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar javën e kaluar gjeneralmajorin Enrico Barduani, komandant i KFOR-it, me Medaljen Presidenciale Ushtarake, raporton Gazeta Sinjali.
Në një njoftim të Presidencës thuhet se gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, gjeneralmajor Barduani ka dhënë “kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon”.
Osmani e vlerësoi shërbimin e tij duke theksuar se dekorata është një shenjë falënderimi:
“Një simbol i mirënjohjes së popullit tonë dhe i përkushtimit të pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate.”, thuhet në njoftim.