Në momentin kur Shtetet e Bashkuara i dhanë një shuplakë të rëndë Qeverisë së Kosovës, duke pezulluar pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën, Avni Zogiani i Vetëvendosjes gjeti “armikun” ideal për të luftuar: gazetarët.
Në dritën e krizës më serioze diplomatike që ka përjetuar Kosova ndonjëherë në raport me aleatin kryesor, Zogiani sulmoi gazetarët për – siç do ta shoh ai – ‘me i dhan pushtet Listës së Vuçiq, Srpskas’.
“Angazhimi me i dhan pushtet Listës së Vuçiq, Srpskas, asht ba patriotizem, e luftimi i së njëjtës anti-kombëtarizëm… qysh, veç gazetarët e Prishtinës e dijnë!” – shkroi ai.