Ndeshja e mbetur e xhiros së dytë e edicionit të ri mes klubit tonë FC DRITËS dhe kundërshtarit të kësaj jave FC Drenicës do të zhvillohet nesër, e mërkure, ora 15:00 , Stadiumi te Rrethi.
Për këtë takim foli kryetrajneri ynë Zekirija Ramadani dhe kapiteni i skuadrës, Rron Broja.
Trajneri Ramadani tha se kundërshtari është me traditë dhe rikthimi në Superligë e ka motivuar. Sipas tij do të jetë një përballje interesante.
“Gjithsesi neve na intereson objektivi jonë, por ekipi jonë dhe e din që nesër është loja e parë si vendas të edicionit dhe na ka hije me epitetin e kampionit te angazhohemi maksimalisht. Neser objektivi ynë është tre pikëshi dhe e gjith vëmendja është në Gjilan për arsye se vetëm takimi ynë është ditën e nesërme. Duhet t’i marim në formë të gjithë futbollistët sepse kemi shum ndeshje përpara, dhe shpresojmë që nesër ta fillojmë me tre pikëshin e parë të këtij edicioni”, tha fillimisht Ramadani.
Trajneri ynë, Zekjrija Ramadani theksoi se për ta mbrojtur titullin duhet shumë djersë, angazhim dhe për këtë kam shumë besim të madh te ekipi. Kemi bërë shumë sakrificë dhe jam i bindur që do ja dalim.
“Ne jemi vetëm në fillim të kampionatit ne kemi ekip që nuk ndikohemi nga një sulmues i krahut, një sulmues mesfushor apo nga ndonjë futbollist i veçantë, të gjithë futbollistët dijnë të shënojnë”, potencoi trajneri.
Unë gjithmonë luaj për ta kënaqur syrin e shikuesit dhe për të shkuar një hap më përpara.
Ndërsa, kapiteni ynë Rron Broja beson në rikthim dhe vazhdimsi të rezultateve pozitive.
“Besoj që nga nesër do t’i rikthehemi ritmit tonë të rezultateve dhe s’do të ndalemi më” përfundoi Broja.
Konferencën e plotë e gjeni në linkun më poshtë në faqën e klubit.