Qeveria e Kosovës ka miratuar sot disa vendime kyçe që do të avancojnë zhvillimin e qytetit të Gjilanit.
Ndër vendimet e rëndësishme janë shpronësimet për projektin FLOWS, për Qarkoren e Jashtme të Gjilanit me lidhje në rrugët nacionale dhe autostradë, si dhe vendimi preliminar për Qarkoren e Vjetër (Llot 1 dhe Llot 2).
Këto hapa konkretë synojnë të lehtësojnë procesin e shpronësimeve, të hapin rrugë për infrastrukturë të re dhe të rrisin mundësitë zhvillimore për qytetin dhe qytetarët e tij.