Si buka që bëhet nga mielli, ashtu edhe zhvillimi i qytetit tonë varet nga puna dhe përkushtimi i njerëzve tanë.
Sot vizitova fabrikën e miellit “Alia Commerce” në Gjilan, ku takova punëtorë dhe menaxhment të përkushtuar, që e mbajnë gjallë një pjesë të rëndësishme të ekonomisë sonë.
Do të vazhdojmë t’i mbështesim të gjitha bizneset vendore, duke iu krijuar kushte edhe më të mira që të gjenerojnë vende pune.