Hyseni, aktualisht kryetar i komunës së Gjilanit, ka shpallur kandidaturën për mandatin e dytë.
Ai premton të vazhdojë angazhimin për zhvillimin e infrastrukturës, shërbimeve dhe përforcimin e bashkëpunimit me qytetarët, duke e udhëhequr komunën drejt një zhvillimi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.
Statusi i plotë:
Takimet me qytetarë i vazhduam edhe në fshatin Vrapqiq, ku isha mysafir në familjen e Halil Miftarit. Së bashku me kandidatin tonë për Asamble, Astrit Sherifi, dhe kryefamiljarë të fshatit, biseduam për angazhimin dhe mobilizimin e secilit prej nesh në këto tri javë të fundit deri më 12 tetor.
Faleminderit për mikpritjen dhe besimin.
#BashkëpërGjilanin