Gjilani ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Ferizajn me rezultat minimal 0–1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të Superligës së Kosovës.
Skuadra gjilanase arriti të rikthehet te rezultatet pozitive pas humbjes si vendase ndaj Malishevës, duke treguar karakter dhe organizim më të mirë në fushë.
Me këtë fitore, Gjilani arrin kuotën e 7 pikëve në tabelë.