Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka theksuar rëndësinë e mobilizimit të grave dhe Forumit të Gruas në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit.
Në një deklaratë për media, ajo u shpreh se fryma rugoviane do të jetë udhërrëfyesi i fitores së LDK-së. Sipas saj, kur LDK ngrihet në këmbë, asgjë nuk mund ta ndalë.
“Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim. Gratë e LDK-së dhe Forumi i Gruas tashmë janë ngritur fuqishëm për një fitore plebishitare më 12 tetor”, deklaroi Bunjaku-Rexhepi.
Ajo apeloi për unitet dhe angazhim të gjithanshëm, duke theksuar se mbështetja e grave do të jetë vendimtare në këtë proces zgjedhor.