Ylli i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele, është shpallur futbollisti më i mirë në botë për edicionin 2024/2025, gjatë ceremonisë së mbajtur të hënën mbrëma në Paris.
Njëzet e tetë vjeçari francez pritej të fitonte këtë trofe pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku e e kishte udhëhequr PSG-në drejt titullit të parë në Champions League, si dhe e kishte fituar kampionatin dhe Kupën e Francës e gjithashtu kishte arritur në finalen e Botërorit të Klubeve.
Në sezonin e kaluar, Dembele ka realizuar tridhjetë e pesë gola në në pesëdhjetë e tri paraqitje në të gjitha garat, duke dhuruar edhe gjashtëmbëdhjetë asistime. Vetëm në Champions League, ku Paris fitoi titullin, ai ka shënuar tetë gola dhe si dhe ka dhënë gjashtë asistime në pesëmbëdhjetë ndeshje.
Ky është Topi i Artë i parë për Dembele, i cili ka fituar në konkurrencë të fortë me yllin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal. Trofeun ia ka dorëzuar superylli brazilian Ronaldinho, duke e bërë momentin edhe më të veçantë.