Kryetari i Gjilani, Alban Hyseni, së bashku me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe Drejtorin e Arsimit, Shpend Nuhiu, vizituan sot dy çerdhe në Gjilan për të parë nga afër progresin e punimeve.
Në lagjen 8, çerdhja është përfunduar, por përurimi po vonohet për shkak të mungesës së buxhetit për finalizimin e kuzhinës.
Ndërsa në çerdhen e gjashtë, punimet vazhdojnë me ritëm të shpejtë dhe pritet që ajo të jetë e gatshme për fëmijët vitin e ardhshëm
Statusi i plotë:
Bashkë me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Drejtorin e Arsimit, Shpend Nuhiu, vizituam dy çerdhe të qytetit.
Në lagjen 8, objekti i çerdhes ka përfunduar, mirëpo përurimi i saj po vonohet për shkak të mosfinalizimit të kuzhinës, si pasojë e mungesës së buxhetit.
Ndërsa në çerdhen e gjashtë në qytet, punimet në çerdhen e re po ecin me ritëm shumë të shpejtë dhe pritet të përfundojnë këtë vit, ndërsa vitin e ardhshëm të finalizohet e të hapet për 100 fëmijë të qytetit.
#BASHKËpërGjilanin