Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka reaguar lidhur me vendimin për zhvendosjen e drejtorive komunale dhe administratës në objektin e Shkollës së Agrobiznesit në Lagjen e Vishnjeve.
Ismajli këtë vendim e ka quajtur të gabuar, duke theksuar se krijon barriera për qytetarët dhe punëtorët komunalë. Ismajli është zotuar se menjëherë pas marrjes së mandatit, do t’i rikthejë të gjitha shërbimet komunale në qendër të qytetit.
Reagimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Vendimi për zhvendosjen e drejtorive komunale dhe administratës në objektin e Shkollës së Agrobiznesit në Lagjën e Vishnjeve nuk është zgjidhje e mirë dhe cenon funksionalitetin institucional.
Distanca, kostot shtesë për punëtorët dhe qasja e vështirësuar për qytetarët krijojnë barriera të panevojshme në ofrimin e shërbimeve publike.
Ne zotohemi që menjëherë pas marrjes së mandatit, të rikthejmë të gjitha shërbimet komunale në qendër të qytetit, duke garantuar efikasitet, qasje më të lehtë dhe standard më të lartë të shërbimit publik.