Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe njëherit kandidat për një mandat të ri, Alban Hyseni, ka zhvilluar takim me përfaqësues të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara.
Hyseni ka theksuar se këto takime janë gjithmonë të veçanta, pasi aty shprehet forca e vërtetë e qytetit përkushtimi dhe guximi për të përballuar sfidat.
Hyseni shtoi se përveç mbështetjes institucionale, synon të ofrojë edhe qasje të barabartë, duke theksuar se bashkëpunimi me këto organizata do të vazhdojë pa ndërprerje.
Statusi i plotë:
Takimet me përfaqësues të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara gjithmonë kanë një ndjesi të veçantë, pasi aty shohim forcën e vërtetë të qytetit – përkushtimin dhe guximin për të përballuar çdo sfidë.
Diskutuam për sfidat e tyre dhe mënyrat se si mund t’iu jemi më pranë, jo vetëm me mbështetje institucionale, por edhe me qasje të barabartë.
Bashkëpunimin me këto organizata nuk do ta ndalim asnjëherë, sepse Gjilani ynë është gjithëpërfshirës.