Deputeti dhe njëherit nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar lidhur me rastin e policit hero, Afrim Bunjaku, duke kërkuar që ai dhe familja e tij të lihen të qetë.
Haziri theksoi se Bunjaku dhe kolegët e tij e mbrojtën Kosovën nga sulmi terrorist, ndërsa tani pret që Gjykata të zbardhë rastin dhe të dëshmojë sponsorët e terrorizmit.
Statusi i plotë:
Lëreni të qetë Afrimin e familjen e tij. Veç nderojeni!
E mbrojti atdheun deri në sakrificë.
Afrimi e kolegët e tij e mbrojtën Kosovën nga sulmi terrorist, ndërsa prokuroria speciale ndêrtoi aktakuzë kredibile.
Tani duhet të besojmë që Gjykata do ta zbardhë dhe deshmoj sponsorin e strehuesin e terrorizmit.
Duhet të besojmë në Republikën, njëjtë si Afrimi dhe kolegët e tij.
Sot duhet të mësojmë prej tyre si duhet e ruhet atdheu. Lëreni të qetë Afrimin e familjen e tij. Veç nderojeni!