Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Enes Ajetit.
Hyseni ka vlerësuar figurën e tij si njeri të respektuar, me zemër të madhe dhe mik të dashur për të gjithë ata që e njohën.
Në telegramin e tij, Hyseni ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen Ajeti, të afërmit dhe miqtë.
Telegram ngushëllimi:
Telegram ngushëllimi
Gjilani sot u zgjua me lajmin e rëndë për ndarjen nga jeta të Enes Ajetit. Ikja e tij e parakohshme na ka prekur të gjithëve.
Kam pasur fatin ta njoh Enesin për njeriun e mrekullueshëm që ka qenë, i respektuar, me zemër të madhe dhe koleg e mik i dashur për të gjithë ata që e njohën e patën fatin të punojnë me të.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ajeti, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi për Enesin do të mbetet gjithmonë me ne.
U prehtë në paqe.