Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nderuar sot jetën dhe veprën e Halil Malajt, të cilin e quajti simbol të sakrificës dhe qëndresës për lirinë e Kosovës.
Hyseni kujtoi rolin e tij në lëvizjen ilegale përkrah figurave të njohura të rezistencës, duke theksuar se Anamorava do ta mbajë mend përgjithmonë si njërin prej bijve më të çmuar të saj.
Statusi i plotë:
Sot nderuam jetën dhe veprën e bacës Halil Malaj, simbol i sakrificës dhe i qëndresës për lirinë e Kosovës.
I lindur në Hogosht, djalë i prijësit të Luftës së Kikës, Idriz Malaj, baca Halil ia kushtoi gjithë jetën çështjes kombëtare. Ai ishte pjesë e lëvizjes ilegale, krahas emrave të mëdhenj të rezistencës si Kadri Zeka e vëllezërit Gërvalla, duke shpërndarë me guxim fjalën e lirisë dhe duke përballuar çdo sakrificë personale.
Me jetën dhe veprën e tij ai na la testament besnikërinë ndaj lirisë dhe Kosovës.
Anamorava do ta kujtojë përherë si një nga bijtë e saj më të çmuar.
Lavdi jetës dhe veprës së Halil Malaj!