Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK-së, Arbër Ismajli, ka vazhduar vizitat e tij në bizneset vendore, duke theksuar rëndësinë që ato kanë për zhvillimin ekonomik të qytetit.
Ismajli u shpreh se këto biznese janë histori suksesi që meritojnë mbështetje dhe lehtësira për të krijuar vende të reja pune dhe shpresë për të rinjtë.
Statusi i plotë:
Nga qyteti i Gjilanit ka biznese që na bëjnë krenarë edhe në tregjet europiane.
🙌🏼Bashkë me znj. Artizana Kosumi, kandidate për Kuvendin Komunal në listën tonë fituese, ishim për vizitë në Fabrikën “Ego Plast”, aty ku prodhohen dyer dhe dritare nga plastika dhe alumini me cilësi dhe standarte të larta, të cilat tashmë e përfaqësojnë Gjilanin si brend edhe jashtë vendit.
“Ego Plast” është një storje e suksesit që duhet përkrahur e forcuar.
✅Bizneset e tilla janë dëshmia më e mirë se Gjilani ka njerëz që mendojnë gjatë, që investojnë, që punojnë dhe që krijojnë vende pune për bashkëqytetarët tanë.
Jam i bindur se e ardhmja e ekonomisë sonë varet nga këto biznese, prandaj, edhe përkushtimi ynë është i plotë, më shumë lehtësira, me më pak pengesa dhe me mbështetje konkrete për ta sepse sa herë që rritet një biznes i qytetit tonë, rritet edhe qyteti ynë, hapen vende të reja pune dhe krijohet shpresë për të rinjtë.
🙏🏼Faleminderit shumë pronarit Rabitit për pritjen dhe zotohemi që do të jemi bashkë në ditë të mira e në ditë të bardha për qeverisjen e re të Gjilanit të ri.
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113