Gjilani po shpallet gjithnjë e më shumë si kryeqyteti i sportit dhe kulturës në nivel Republike.
Këtë e ka theksuar kandidati për kryetar të komunës, Arbër Ismajli, duke nënvizuar se rinia gjilanase me përkushtim, disiplinë dhe talent po e ngre qytetin në piedestalin e zhvillimit sportiv dhe kulturor.
Ismajli ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për sportistët dhe iniciativat që i japin jehonë dhe frymë të re Gjilanit.
Statusi i plotë:
Nuk ia kemi vendosë rastësisht epitetin Gjilanit si kryeqytet i sportit dhe kulturës në nivel Republike.
Në Gjilanin tonë ka plot djem e vajza që po japin maksimumin për me i dhanë jehonë e frymë të re qytetit tonë.
✅ Njëri prej tyre është Valdrin Rashiti, trajneri i “VR CrossFit”, të cilin e vizituam sot.
Valdrini po bënë një punë të jashtëzakonshme, duke promovuar sportin dhe shëndetin, por edhe duke e motivuar rininë që me disiplinë, mund e djersë arrihet gjithçka.
Ne do të jemi gjithmonë pranë sportit dhe iniciativave të tilla, sepse rinia jonë meriton mbështetje dhe hapësirë për me u zhvillu këtu, në qytetin tonë.
🙏🏼Respekt dhe mirënjohje të veçantë për Valdrinin dhe “VR CrossFit”.
Këta profesionistë janë krenari për Gjilanin dhe bashkë me profesionistë të tillë do të jem pas 12 tetorit për ta ngritur Gjilanin në piedestalin më të lartë të zhvillimit të sportit vendor.
Ecim bashkë për fitore!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113