Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka zhvilluar një vizitë në punëtorinë e njohur “Kimi-Cafe & Cake House”, biznes me mbi gjashtë dekada traditë në qytet.
I shoqëruar nga kandidatët për Asamblenë Komunale dhe përfaqësues të degës së LDK-së, Ismajli vlerësoi punën dhe përkushtimin e këtij brendi, duke e cilësuar si një shembull të suksesit lokal që duhet të ketë më shumë mbështetje nga institucionet.
Ai premtoi se në qeverisjen e tij, bizneset e Gjilanit do të kenë vëmendjen dhe përkrahjen e duhur për të zgjeruar mundësitë dhe për ta forcuar ekonominë lokale.
Statusi i plotë:
Takim që të motivon t’i ndjekësh qëllimet deri në fund,
“Kimi-Cafe & Cake House”, dikur i njohur si Egipat, tashmë prej mbi 60 vitesh në treg, është lider në gatimin dhe përgatitjen e ëmbëlsirave moderne dhe me përplot shije në Gjilan.
Bashkë me kandidatët tanë për Asamble Komunale, Burim Elezi dhe Driton Nuhiu si dhe kryetarin e Nëndegës Iliria, Nehat Ibrahimi, ishim për vizitë tek punëtoria e “Kimi-Cafe & Cake House”, në Lagjjen Iliria.
🍰 Ky brend tregon qartë se shija dhe përkushtimi janë kthyer në emër të përfaqësimit të qytetit tonë në tryezat e ahengjeve të shumë familjeve.
Në punëtorinë e tyre u njohëm për së afërmi me punën e jashtëzakonshme që bëhet çdo ditë me shumë dashuri, me kujdes të veçantë dhe mbi të gjitha, me kreativitet të jashtëzakonshëm.
✅ Bizneset tona, qytetarët tanë dinë të punojnë, kanë ide dhe guxim.
Ajo që u mungon është mbështetja e institucioneve, e këtë gjë ne do ta ndryshojmë bashkë.
🙌🏼Në qeverisjen tonë të ardhshme, do t’i japim jehonë dhe vëmendje në çdo nivel.
Sepse bizneset tona meritojnë mundësi edhe shumë më të mëdha.
🙏🏼Faleminderit shumë pronarëve, Shkëlzen dhe Visar Azizi, si dhe stafit të “Kimi-Cafe & Cake House”, për mikpritjen dhe punën e veçantë që po e bëjnë.
Ju jeni krenaria e qytetit dhe bashkë me ju, do ta realizojmë vullnetin e qytetarëve për Gjilanin e ri.
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113