Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Gjilan do të mbajë sot një tubim me banorët e fshatrave Dobërçan dhe Bukovik.
Takimi është planifikuar të nisë nga ora 17:00, në ambientet e shkollës “Nazim Hikmet”.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, duke e cilësuar këtë si një takim të rëndësishëm për diskutimin e çështjeve lokale dhe vizionit të LDK-së për komunën e Gjilanit.