Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë, Shefin e Shtabit dhe Zëvendëskomandantin e Drejtorisë 1 të Forcave të Armatosura të Austrisë, gjeneralmajor Gerhard Christiner.
Gjatë takimit, dy gjeneralët kanë diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon, duke theksuar përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për stabilitet dhe dialog politik konstruktiv.
Barduani shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj gjeneralit Christiner për kontributin e gjatë dhe cilësor të Austrisë në KFOR, si dhe në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.