Sot pata kënaqësinë të vizitoj ambientet e biznesit “Shkodra”, një shembull i gjallë se si puna e ndershme dhe përkushtimi i palodhshëm krijojnë sukses dhe fitim të besimit tek klientët.
Bashkë me kandidatët e listës sonë fituese për Asamble, Kushtrim Ibrahimi dhe Enver Haziri, ndamë bindjen se bizneset vendore janë themeli i zhvillimit ekonomik të qytetit tonë.
Jemi të bashkuar dhe të vendosur që përkrahjen për bizneset lokale ta vazhdojmë edhe pas 12 tetorit, për të shënuar fitoren e madhe.